Përdoruesit në mbarë botën po nxitojnë të porositin një iPhone 12 ose iPhone 12 Pro nga frika se mund të mbarojnë. Sipas raportimeve kërkesa është e lartë dhe furnizimi i ulët.Bie dyqani i Apple pak përpara se të fillojnë porositë për iPhone 12 dhe 12 Pro

Dyqani online i Apple është jashtë funksioni përpara se porositë të fillojnë për iPhone 12 dhe 12 Pro. Në dyqanin e Apple lexohet një mesazh “You’re… early.”

Ju pëlqen!

iPhone 12 dhe 12 Pro debutojnë në mëse 30 vende të botës ditën e sotme.

Modelet e reja të iPhone vinë me një ridizajnim të plotë të rrafshët i ngjashëm me iPad Pro. Të gjitha modelet kanë ekrane OLED, konektivitet 5G dhe teknologji të përmirësuar kamere.

Pas porosive, teleofnët e parë do të mbërrijnë tek konsumatorët të Premten e ardhshme 23 Tetor. Aktualisht vetëm modeli 6.1-inç iPhone dhe 6.1-inç iPhone 12 Pro do të jenë të disponueshëm për tu porositur ndërsa iPhone 12 mini dhe iPhone 12 Pro Max debutojnë në 6 Nëntor.

Përdoruesit në mbarë botën po nxitojnë të porositin një iPhone 12 ose iPhone 12 Pro nga frika se mund të mbarojnë. Sipas raportimeve kërkesa është e lartë dhe furnizimi i ulët.

Në Tajvan i gjithë stoku iPhone 12 dhe 12 Pro u shit në vetëm 45 minuta.

Lexo po ashtu:  WhatsApp së shpejti me përditësim të ri në opsionin “Last Seen”
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!