Presidenti Joe Biden tha se administrata e tij ishte e gatshme për “konkurrencë ekstreme” me Kinën, por qasja e tij do të ishte ndryshe nga paraardhësi Trump.

“Unë nuk do të veproj si Trump. Ne do të përqendrohemi te rregullat ndërkombëtare. Konflikti nuk do të jetë i nevojshëm, por do të kemi konkurrencë ekstreme” shtoi Biden.

Në intervistën e tij me CBS, Biden tha se nuk e ka takuar ende Presidentin kinez Xi Jinping, që kur ka marrë detyrën e re.

Ju pëlqen!

“Unë e njoh mjaft mirë atë. Është shumë i ashpër dhe nuk dua ta them si kritikë sepse është thjesht realitet – nuk ka asnjë kockë demokratike në trupin e tij” u shpreh Biden, duke shpjeguar se si nënkryetar, Biden ka kaluar më shumë kohë me Xi se me çdo udhëheqës tjetër botëror.

Tensioni midis Pekinit dhe Uashingtonit, dy ekonomive më të mëdha në botë, u rrit nën administrimin e Trump. Gjatë katër viteve të fundit, Trump ka akuzuar Kinën për një gamë të gjerë ankesash, përfshirë vjedhjen e pronësisë intelektuale, praktikat e padrejta tregtare dhe kohët e fundit, edhe për pandeminë e koronavirusit.

Burimi origjinal: CNBC

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.