“Mandati im nuk do të jetë një mandat i tretë i Obamas”. Ka qenë kjo deklarata e presidentit të zgjedhur të Amerikës Joe Biden në intervistën e parë të dhënë pas zgjedhjes.

Ai siguroi se qeverisja e tij do të përfaqësojë jo vetëm një pikë kthesë të fortë e të skajshme me 4 vitet e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë por do të jetë një kthesë edhe me 8 vitet kur ai ishte zëvëndëspresident me Barack Obaman.