Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se SHBA do të përgjigjet nëse Vladimir Putin përdor armë kimike, por theksoi se përgjigjjia do të varet nga mënyra se si do të përdoren ato.

“Nuk kemi informacione nëse Rusia po përgatitet për të përdorur armë kimike, por do të përgjigjemi nëse ndodh kjo gjë. Përgjigjja do të varet nga mënyra se si do të përdoren këto armë kimike”, tha Biden në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s.

Më tej, Biden tha se SHBA do t’i japë 2 miliardë $ ndihmë ushtarake Ukrainës, ku përfshihen sisteme antiajrore, municione dhe armë të tjera. Gjithashtu, shtoi se SHBA do t’i japë Ukrainës edhe 1 miliard $ në ndihma humanitare.