Demokrati Joe Biden u ka bërë thirrje njerëzve të “qëndrojnë të qetë” teksa po numërohen votat e mbetura nga zgjedhjet presidenciale të SHBA.

“Demokracia është ndonjëherë e çrregullt, por procesi po funksionon. Në Amerikë votimi është i shenjtë dhe se çdo fletë votimi duhet të numërohet. Është mënyra se si njerëzit në këtë vend shprehin vullnetin e tyre” – tha Biden.

Ai tha se ai dhe mikja e tij, kandidatja për zv.presidente Kamala Harris “nuk kanë dyshim” se kur të mbarojë numërimi ata “do të shpallen fitues”