Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë, sipas renditjes së publikuar pak ditë më parë nga Forbes.  Me një pasuri 131 miliardë dollarë, ai njihet si njeriu më i pasur në historinë moderne. Por, shkruan BBC, ai nuk është njeriu më i pasur i të gjitha kohërave.

Ky titull i përket Mansa Musa, sunduesit të Afrikës (perandor i Malit) në shekullin e 14-të i cili ishte aq i pasur sa vetëm dhuratat që bënte fundosën ekonominë e vendit të tij.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

Edhe me përllogaritjet e sotme të pasurisë së tij, është e pamundur të gjesh me saktësi se sa i pasur dhe i fuqishëm ishte ai” shprehet Rudolph Butch Ware, Profesor i Asociuar i Historisë në Universitetin e Kalifornisë.

Mansa Musa ishte “më i pasur sesa mund ta përshkruajë ndokush” shkroi Jacob Davidson për mbretin afrikan në money.com në vitin 2015.

Gjithsesi, disa përllogaritje që janë bërë në vitin 2012, kanë dalë në konkluzionin se pasuria e tij mund të vlerësohej rreth 400 miliardë dollarë edhe pse historianët e ekonomisë nuk kanë rënë dakord dhe kanë mbrojtur tezën se pasuria e tij nuk mund të lidhej me një shifër numerike në kushtet e sotme.

Musa lindi në 1280 në një familje mbretërore dhe e mori mbretërinë pasi vëllai i tij dha dorëheqjen nga froni për të shkuar në një ekspeditë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Artikulli original: https://www.bbc.com/news/world-africa-47379458

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!