Radio Televizioni i  Serbisë, pra shteti serb, kohë më parë realizoi një film dokumentar propagandistik për Betejën e Kosharës. Në këtë film të njëanshëm serb flitet për tmerrin që përjetuan ushtria (serbe) jugosllave nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Për të depërtuar sa më suksesshëm në diplomacinë ndërkombëtare, pra edhe me kinematografinë si mjet propagande kundër kombit shqiptar, filmi serb “dokumentar” është përkthyer edhe në gjuhën angleze, shkruan MekuliPress.

Edhe pse filmi është realizuar në frymen e propagandes nacionaliste serbe, në dokumentar pasqyrohem humbjet e mëdha të ushtrisë jugosllave (serbe) të shkakëtuara nga UÇK-ja, shkruan MekuliPress.

Ju pëlqen!

Roli i medias, pra i filmit, fotografisë dhe tekstit, është më se i fuqishëm në diplomacinë publike e politike. Shtrohet pyetja, cili është roli i medas publike, RTK dhe TVSH, si aktorë aktiv në diplomacinë publike? Sa ishin të vëmendshëm këto dy institucione publike për rolin e tyre në marrëdhënjet diplomatike, kulturore e politike? Kujt i shërbyen këto radiotelevizione që paguhen nga taksat e shqiptarëve, shtron pyetjen e pavarura MekuliPress.

Për më shumë shikojeni “dokumentarin” e plotë të propagandës serbe:

 

 

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.