Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së, me theks të veçantë, situatën e krijuar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Gaxherri ka thënë në Frontal se Vjosa Osmani, është rreshtuar më Lëvizjen Vetëvendosje.

“Z. Osmani ka marrë anë nga Vetëvendosje. Mendoj qe Z. Shala u mundua ta sqarojë situatën në Kuvend. Kryetarja atë moment që e merr postin, është Kryetare e Kuvendit e jo përfaqësuese e ndonjë partie. Nëse dëshiron të flas si deputete, duhet ta lajmëroj këtë, e pastaj ta marrë fjalën”, ka thënë Gaxherri.

Lexo po ashtu:  "Ky veprim do të regjistrohet si më i dëmshëmi në historinë e Kosovës"
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!