MekuliPress për lexuesit e tijë sjellë pjesëza nga libri i ish- kryeadministratorit të UNMIK-ut, Bernard Kushner, “Luftëtarët e paqes”.

Këtu z. Kushner përshkruan se si në qytetin e Mitrovicës, matanë urës u “zbuluan pjesëtarë të policisë dhe të vrasësve që bartin skalpet dhe flokë grashë shqiptare të varura në hallkat e rripit”, shkruan MekuliPress.com. Në këtë libër shkruhet edhe për ndarjen e Mitrovicës si dhe rolin e aleatëve francezë dhe të UCK-së në këte marifet të tmershëm politik e konfliktndezës.

Në këtë libër, ndër tjerash thuhet:
”Kolonat franceze, të ngarkuara për këtë zonë gjatë futjes së aleatëve, më 12 qershor 1999, duke vendosur fushimin në jug të qytetit, nuk e ndoqën policinë e Beogradit, por u ndalën në urë, duke futur rrallazi ndonjë njësit të vëzhgimit më në veri, ku zbuluan pjesëtarë të policisë dhe të vrasësve që bartin skalpet dhe flokë grashë shqiptare të varura në hallkat e rripit.

Ju pëlqen!

Me urdhër të kujt ishin ndalur (te ura) forcat tona clirimitare? Kurrë nuk kam mundur ta mësoja saktësisht, por ky ishte një gabim i madh politik”.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

”Ky ndalim i papritur, jo vetëm që e shndërroi Mitrovicën në një qytet të ndarë, por shkaktoi një eksod masiv, një ndjekje reciproke e të përhershme të refugjatëve të nemitur e të privuar nga të gjitha, dhe u ofroi serbëve një territor strehimi të papritur, në kufi me Serbinë që ende drejtohej nga Milosheviqi.
Shumë shpejt vullnetarët serbë organizuan në veri të Urës një polici të udhëhequr me mjeshtëri nga Oliver Ivanoviqi, sportist i mëhershëm profesionist. Ai si njeri i guximshëm politik që ishte, u bë për UNMIK-un një bashkëbisedues i vështirë, dhe po aq i sinqertë sa mund të jetë njeriu në ato rrethana. Ai organizoi një njësit të armatosur të bridge watchers, rojat e urës, njerëz të armatosur të të gjitha tendencave, që nga njerëzit më të ndyrë e më brutalë deri te patriotët më të devotshëm, të cilët e kishin shtabin e tyre në “Dolce vita”, përballë Urës, ku shenjuan “territorin e lirë serb”, e të cilët nëpërmjet komunikimit me radiolidhje, mund të mblidheshin me alarmin e parë.”

Dhe pak më tutje vazhdon Bernard Kushneri:

“Por komandanti francez i zonës ishte kundër lëvizjeve tona që rrezikonin autonominë serbe në pjesën e epërme të qytetit të Mitrovicës.”

Ky përshkrim nga Bernard Kushner, kësisoj, na del se është i saktë dhe i besueshëm sa i përket origjinës së ndarjes se Mitrovices, e jo thashethemet e rrugeve mbi përgojimin e UCK-se, se kinse UCK-ja qenka ajo qe paska ndermar asgjë…. Noshta në këtë coptim të qytetit shqiptar kanë marrë pjesë aktive edhe individë nga hierarkia e zaptuar në UCK, por jasesi nga institucioni UCK /Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.