Vendimi i administratës amerikane për të tërhequr trupa ushtarake nga Gjermania është cilësuar si i papranueshëm nga Berlini zyrtar. Koordinatori për marrëdhëniet transatlantike, Peter Beyer ka deklaruar se një vendim i tillë është i papranueshëm për sa kohë që askush në Washington nuk ka menduar të informojë paraprakisht Gjermaninë.

Edhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas ka shprehur keqardhjen për një vendim të tillë dhe e ka përshkruar si të ndërlikuar marrëdhënien me SHBA.

Sipas vendimit të publikuar në media, administrata e Trump parashikon të tërheqë 9 500 trupa nga Gjermania.

Lexo po ashtu:  “Në Shqipëri ministri i bujqësisë nuk dallon qepët nga prasët; ministri i luftës nuk ka marrë një pushkë në dorë; ministri i financës nuk ka fituar asnjë grosh, veç me të grabitur; ministri i arsimit takon mos dijë as shqip”
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!