Berlin

Kryeministri Kurti në Berlin ka replikuar me gazetarën provokative, serbe rreth ëndërrës serbe, për “Komunat serbe” në Kosovë. “Në Kosovë nuk ka “komuna serbe”!, i tha, ndër tjerash Kurti, gazetares ideologjike serbe.

Më poshtë MekuliPress ju sjellë replikën e Kryeministrit me gazetaren serbe në Berlin:

KURTI: Pikë së pari, nuk ekzistojnë në Kosovë “komuna serbe”! Nuk ka as “komuna shqiptare”, as “komuna serbe”.
(Ndërhyn gazetarja serbe)
KURTI: Mirë, unë ju dëgjova. Ka komuna me popullsi shumicë shqiptare, – dhe shumica e komunave janë të tilla, – por ka edhe komuna me popullsi serbe si shumicë. Por, nuk ka “komuna serbe”! Nuk ka të tilla. Komunat u takojnë qytetarëve. Nuk ka komuna sipas përkatësisë kombëtare. A e shihni, konceptet i keni të gabuara.
(Ndërhyn gazetarja serbe)
KURTI: E para… Jo, jo, nuk qëndron kjo. Jo, jo. Ndoshta – kështu, – ndoshta në Beograd ekzistojnë dokumente të tilla. Në Prishtinë nuk ka komuna sipas përkatësisë kombëtare. Ka individë me përkatësi kombëtare. Nuk mund të jetë komuna “serbe”! Mund të jetë me “shumicë serbe”. Nuk mund të jetë komuna “serbe”.
Kjo është e para.
E dyta, është shumë me rëndësi të dini që ajo marrëveshje e para dhjetë vitesh nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetutese. Dhe unë zotohem për marrëdhënie të mira të ndërsjella mes Kosovës dhe Serbisë, që do të bazohen në dyanshmëri, në reciprocitet. Nuk mund të kërkosh diçka te tjetri, nëse nuk je në gjendje ta zbatosh atë kërkesë si parim marrëdhëniesh.
Domethënë, edhe në Serbi ekzistojnë bashkësi të tilla. A është e gatshme Serbia të ketë bashkësi të komunave me popullsi shumicë hungareze, vllahe, boshnjake apo myslimane në Sanxhak, e shqiptare në Luginën e Preshevës?
Nuk mund të kërkosh te tjetri, atë që nuk je në gjendje ta bësh në shtëpinë tënde. Sepse është me rëndësi që marrëdhëniet tona të kenë barazinë, si parim, si esencë. Nuk ka marrëdhënie të mira e të qëndrueshme pa barazi, pa qenë të barabartë.
/Përktheu: Afrim Morina/

https://www.facebook.com/mediadhepolitika/videos/848288789678986