Media të ndryshme raportojnë se varri sekret i Reinhard Heydrich në Berlin është gërmuar gjatë natës së të mërkurës duke u gdhirë e enjte, por policia e dekalroi këtë fakt vetëm këtë të hënë. Nga varri nuk është marrë asgjë, por në media po spekullohet se personi apO personat që kanë gërmuar kanë patur informacion për atë që prehet aty. Varri u la pa emër pas Luftëss ë Dytë Botërore për arsye që ai të mos kthehej në një lloj vendi pelegrinazhi nga neoanzistë, as edhe pikë referimi.

Heydrich është konsideruar gjerësisht si arketipi i modelit nazist, i arsimuar, bjond, atletik, virtuoz i violinës, i ftohtë, mizor, i vendosur. Ai drejtonte Shërbimin Sekret të Rajhut të Tretë që përfshinte brenda edhe Gestapon dhe u quajt nga Hitleri si “njeriu me zemër të hekurt”. Protagonist i likujdimit të SA-ve, ai u përdor pa dijeninë e tij në çështjen “Tukaçevski”.

Heydrich cilësohet si një nga ideatorët e Holokaustit dhe pas karrierës së shpejtë në Gjermani u caktua si Protektor i Bohemisë dhe Moravisë, në territoret e sotme çeke. Në vitin 1942, në muajin maj, ai u vra në një atentat të kryer nga agjentë çekë të shërbimit sekret britanik. Pas ceremonisë shtetërore ai u varros në varrezën ushtarake të Berlinit, Invalidenfriedhof dhe aty prehet deri më sot.