Nga Malësia e Gjakovës ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë presidentit serb Aleksandar Vuçiç, të cilin e quajti mik të Edi Ramës.

Berisha tha se pasardhësi i Millosheviçit nuk do të guxojë kurrë të prekë më Kosovën, ndërsa i kujtoi gjenocidin dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Berisha e paralajmëori kreun e shtetit serb se nëse do të tentojë të vijë në Tiranë, ai do të ndeshet me shqiptarët në rrugë.

Ju pëlqen!

“Edi Rama njëlloj si Enver Hoxha në 45-46, imarrë peng si argat i Beogradit, po bën gjithçka për ta vënë Shqipërinë nën dominimin Serbisë, me një projekt serbo-rus. Në takimet që bën lëshon rrufe drejt udhëheqjes politike të Kosovës. Në 8 vite Shqipëria nuk ka bindur një vend të vetëm që të njohë Kosovën. Por është përpejkur me çdo kusht që të mbështeësë akuzat e Sllobodanit të ri, Aleksandër Vuccicc ndaj saj. Ballkani i hapur ka vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës, shndërrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në zona të hegjemonizimit serb. Ndaj dhe nga kjo platformë do t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri, hiqe nga mendja se do të kalojë Ballkani i Hapur në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Mendohu mirë, mendohu shumë herë, para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje. Ne jemi dhe do të punojmë për marrëdhënie normale, por jo kurrë në kurriz të Kosovës. Ai kërcënon Kosovën.

E dini ju që ditën që parlamenti i tij duatrokiste Zografin Bis për fjalën antishqiptare qëe mbajti, puthej Vuçiç me Putin dhe cila ishte tema e diskutimit, Kosova e Veriut, armët dhe tanket. Sigurisht Kosova është në mbrojtjen e NATO-s dhe çdo përpjekje e tij do t’ia kthejë ushtrinë në kocka dhe tanket në hekurishta. Por prap duhet t’i themi harroje se mund të prekësh Kosovën, jemi një komb dhe vetëm një komb. Kurrë më. Kurrë më unk do të mund të prekësh një pjesë të territorit të saj. Nëse do bashkëpunim në radhë të parë duhet të njohësh gjenocidin ciklik që ke shkaktuar ndaj shqiptarëve. Shko vizito muzeumin e masakrave serbe ti pasardhës i Millosheviçit e të kërkosh falje për krimet monstruoze ku je pjesëmarrës edhe ti”, u shpreh Berisha.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.