Ish- kryeministri shqiptar Sali Berisha përshëndet reagimin e Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës ndaj deklaratave të Edi Ramës.

Berisha shkruan se Esat Toptani i ri (Edi Rama) mbështet deklaratat e shkruara nga Aleksandër Vuçiç në Beograd.

Ai mbështet mediat në Kosovë duke u shprehur se minishengeni i Ballkanit është forma e krijimit të një Jugosllavie të re.

Ndoshta ju pëlqen!

“Pershendes reagimin e ligjshem te Asosacionit te Gazetareve te Kosoves ndaj deklaratave te Esad Toptanit te Ri.

Miq, Esad Toptani i Ri per llogari te padronit te tij Vuçiç dhe me porosi te tij ribotoi ne paçavuren e tij nje status, ne te cilen Qosiçi shprehet se: këto media ishin edhe më keq sesa ish-lideri serb Sllobodan Millosheviç.

Ata ia kishin kaluar edhe ‘kryeministrit të Serbisë mbretërore, Nikola Pasiç, ose ministrit të Sigurimit të Brendshëm Shtetëror, UDB, të Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandar Rankoviç, ose kryetarit të Serbisë pseudodemokratike-fashiste Sllobodan Milosheviç, që e kanë dëshiruar aq shumë zhbërjen e shtetit shqiptar’, tha ai.

Kjo deklarate e shkruar ne Beograd e Qosiçit te Prishtines dhe mbeshtetur dhe publikuar ne faqen e tij te FB nga Esad Toptani i Ri para se gjithash shpreh urrejtjen e papermbajtur te Aleksander Vuçiç dhe argateve te tij, treshes famzeze Zografi Bis, Miladini Shqipfoles dhe Baton Stanishiqi per mbrojtjen qe mediat e Kosoves ne unison perveç telebeogradit te Stanishiqit i bene interesave kombetare te Kosoves.

Ajo shpreh helmin dhe vrerin e trojkes famzeze shqipfolese dhe padronit te saj se ato dhe kundershtuan dhe hodhen poshte projektet e krijimit te Serbise se Madhe duke ndare Republiken e Kosoves dhe se fundi nepermjet krijimit te Jugosllavise se Re me emrin fallco Minishengen!

Duke shprehur mirenjohjen time te thelle mediave te Kosoves per qendrimin e tyre ne mbrojtje te interesit publik dhe kombetar, denoj me ashpersine me te madhe krahasimin e tyre me xhelatet dhe kasapet e popullit shqiptar dhe popujve te tjere te Ballkanit, Millosheviç

Rankoviç, Pashiq dhe shtoj se me kete krahasim nxoren ne shtrengice per te shumten here veten si argate te mjere te padroneve te tyre armiq te kombit shqiptar. sb

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!