Pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha flet për pakte dhe pazare mes Ramës dhe Bashës.

Teksa u ndal në një prononcim për mediat në dalje të Kuvendit, Berisha tha se ai do të vazhdojë të denoncojë.

“Jam më i votuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë. Për të mbrojtur interesin kombëtar të kombit shqiptar për të denoncuar të gjitha afërar e këtij regjimit, regjim i cili ka zgjedhur trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarëve shqiptarë. Se çfarë date është pakti, do ua le juve dhe historianëve (pergjigjet Berisha kur pyetet se per cfare pakti flitet). Garantoj se ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha”, tha ai.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.