Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me Konferencën e Donatorëve, nga ku Shqipëria përfitoi 1.15 miliardë euro për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Berisha u shpreh se shumë shpejtë familjet të cilat u prekën do të zhgënjehen. Ai hodhi akuza ndaj Ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj.

“Nuk mund të ndalem pa thënë se, jashtë euforisë së madhe jam 100% i sigurt se shumë shpejt do të jetë zhgënjimi i madh për këta qytetarë. Më vjen keq që bëjë këtë kasandër.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Së pari sepse ndërmjetësi i këtyre donacioneve është një grup hajdutësh. Dy figurat kyçe janë hajdutët më të mëdha qeveritarë pas Edi Ramës, Arben Ahmetaj, që thuhet se ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro.

I dyti, hajduti i heshtur një Artan Agolli, që ka marrë tani këtë fondin. Ai është një lukuni i papërmbajtur. Një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt Agollit. Ai vjedh 24 orë në 7 ditë për Edi Ramën.

Dje përfaqësuesi i SHBA tha se do japim 5 milion dollarë për Akademinë e Transparencës. Kjo do të thotë se do ti japim për kapur hajdutët. Kjo ndodh në Shqipëri dhe me meritë.

Është absotulisht e domosdoshme dhe unë e përshëndes këtë vendim të qeverisë amerikane. Ata deklaruan se paratë tona do kenë synim transparencën e këtyre parave.”-tha Berisha.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!