Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit disa vrasje dhe zhdukje të bujshme, duke nisur nga Ali Uka, Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci dhe Remzi Hoxha.

“Vrasja e Ali Ukës ka ndodhur në fillim të shtatorit. Ai punonte në Gazetën Shqiptare. Unë u përpoqa të mblidhja informacion. Më thanë që ka pasur shok dhome Hashim Thaçin. Kaq di për historinë e tij.

Ahmet Krasniqi është eliminuar me ndërhyrjen e Fatos Klosit. Ai shoqërohej me dy oficerë të SHIK. Ata kanë qenë aty. Me 90 përqind, vrasësit i ka zgjedhur SHIK. Ai ishte në mbrojtje dhe mbikëqyrje të plotë të SHIK.

Ju pëlqen!

Për Ilir Konushevcin, di që ka qenë një histori parash. Nuk e di a ka pasur apo nuk ka pasur. Kanë ndodhur vrasje pas vrasje. Që të kem siguri në dorasin, nuk kam. Nuk kam dijeni nëse është i implikuar shërbimi shqiptar. Mundet grupe rivale, ose mundet për grabitje parash,” tha Berisha.

“Për herë të parë çështjen e Remzi Hoxhës ma ka ngritur Adem Demaçi. Më ka thënë se filani është zhdukur. Unë kam thirrur të gjithë: policinë, shërbimin, prokurorin dhe u kam dhënë porosi të bëjnë gjithçka për gjetjen e tij. Më vonë mediat shkruajtën që është i implikuar në atentatin ndaj Gligorovit. Nuk kemi pasur informacione. Më pas kanë shkruar se ka qenë i përfshirë në atentat ndaj meje. Në asnjë mënyrë,” tha Berisha. Sipas tij, lajmet se ai është zhdukur pasi kishte dijeni për një takim të tij me Arkanin janë fabrikime.

“Kur doli problemi mbrapa, Fatos Klosi, kundërshtar për vdekje, dy vite rresht nuk ndërmori asnjë hap për të zbardhur të vërtetën. Zero. Ai kishte njerëzit, mund t’i arrestonte dhe të sqaronte. Pasi ikën njerëzit, filloi procesi.

Nuk besoj që ai të jetë gjallë, por më bënte përshtypje që familjarët e tij e ngrinin çështjen gjithmonë në prag të zgjedhjeve,” tha Berisha.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.