Një punëtore e një strehimoreje kafshësh në Luiziana është akuzuar për marrëdhënie seksuale me një qen dhe për filmimin e një akti të tillë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Celina Ann Cabrera, 24, e martuar, ishte arrestuar në Shreveport, Louisiana dhe është akuzuar për krim kundër natyrës.

Cabrera është një punonjëse e strehimorës “Caddo Parish Animal Shelter”, edhe pse është e paqartë nëse akuzat kanë të bëjnë me ndonjë kafshë që gjendej nën kujdes të kësaj strehimore.

Ju pëlqen!

Gjithashtu i arrestuar është edhe 41-vjeçari Booker Talioterro Thomas Jr, një ish-punonjës i strehës Caddo.

Thomas, i cili Policia dyshon se e ka filmuar aktin e supozuar të seksit, u akuzua gjithashtu për krim kundër natyrës.

Ligji Louisiana parashikon një dënim maksimal pesëvjeçar për “krim kundër natyrës”, përfshirë edhe “ndërzim të panatyrshëm trupor të një qeni njerëzore me një kafshë”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!