Rregjimet kanë shpesh të njëjtën fytyrë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se protestat e dhunshme në Beograd kanë pasur për qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel duke u përpjekur që me teori konspirative të fshehe shkaqet e brendëshme të pakenaqesise ndaj tij.
“Më shumë detaje do të bëhen të ditura pasi shërbimet tona të bëjnë një analizë të ngjarjeve”, tha Vuçiç në një konferencë për media në Beograd, një ditë pasi potestuesit sulmuan ndërtesën e parlamentit serb, për të kundërshtuar planet për rivendosjen e orës policore si masë kundër pandemisë.

Incidentet, në të cilat u plagosën dhjetëra policë dhe civilë, ndodhën dy ditë para se presidenti i Serbisë të takohet në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron me të cilin pritet të bisedojë për dialogun Kosovë-Serbi.

Autokrati serb perdori të njejten gjuhe qe u degjua ne Tirane, gjate protestave radikale të opozites. Edhe ketu thuhej se PD LSI manifestonin per te penguar integrimin apo per ti sherbyer interesave ruse.

Ju pëlqen!

Në fakt e vërteta është tjetër.

Qindra njerëz marshuan në rrugët e Beogradit për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjeve të martën.

Policia përdori gaz lotsjellës, kurse njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në korr: “Dorëheqje! Dorëheqje!”.

Një grup i mbështetësve të opozitës sulmoi godiën e parlamentit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha të martën që masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Bogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit.

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në parlament. Pra siç shihet revolta eshtë shumë më spontane sesa ndonje komplot i jashtëm, por liderët autoritarë e kanë gjitjmonë më lehtë të prodhojnë teori konspirative.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!