Presidenti i Serbisë, nacionalisti Aleksander Vuçiç, ka deklaruar në një intervistë për gazetën austriake “Standard” se Kosova nuk mund të njihet me kufijtë aktualë. 
 

Pothuajse e përjashtoj absolutisht një gjë të tillë, është shprehur Vuçiç. 

Në dritën e vendimeve të fundit të BE-së, presidenti serb ka shkuar më tej duke rritur pazarin. Ai ka sjellë në vëmendje goditjen që iu dha Maqedonisë së Veriut, të cilës në këmbim të marrëveshjes për emrin iu premtua hapja e negociatave. Në fakt kjo nuk ndodhi dhe Vuçiç ka lënë të kuptohet se Beogradi nuk mund të ecë me garanci të tilla që përgënjeshtrohen. Kushti i vetëm për dialog është heqja e taksave dhe përmbajtja e tij është ndryshimi i kufijve. 

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Nëse na thuhet se nuk flasim për autonominë e veriut, për territoret, atëherë për çfarë dp të flasim, shprehet nacionalisti Vuçiç duke bërë të qartë se opsioni serb për marrëveshjen është vetëm shkëmbimi territorial.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...