Agjenti i Karim Benzemas, Karim Djaziri ka konfirmuar sot (e mërkure) në Radio Montecarlo se sulmuesi ka vazhduar kontratën me Real Madridi deri në vitin 2022.

Mediumi kishte zbuluar një gjë të tillë më 21 shkurt, derisa kjo gjë u konfirmuar tani edhe nga agjenti i tij që ka pohuar se marrëveshja e re është arritur.

“Ne kemi arritur marrëveshje me Real Madridi për vazhdimin e bashkëpunimit deri në viti 2022”, ka thënë Djaziri.

Ndoshta ju pëlqen!

“Ai është në dashuri me Real Madridi edhe pse në vazhdimësi në zemrën e tij është edhe Lyoni. Që kur ka filluar të luajë, Lyoni ishte klubi i tij”, ka shtuar më tej ai.

Benzema e nënshkroi kontratën e tij të re para paraqitjes së 100-të për Los Blancos në Ligën e Kampionëve.

Ai ka shënuar 52 gola për madrilenët në këtë garë, ndërsa para se të arrinte në Bernabeu kishte shënuar 12 sosh në 19 paraqitje për skuadrën franceze.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!