Në një intervistë për “L’Equipe”, qendërsulmuesi i Real Madrid ka përsëritur dëshirën e tij për të luajtur përkrah bashkëkombësit të tij, Kylian Mbappe.

Benzema e pret me krahë hapur te “Los Blancos”, por merkatoja e verës është e gjatë dhe me shumë surpriza.

“Me Mbappe do të shënonim dy herë më shumë, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe do të doja të luanim përkrah njëri tjetrit”, është shprehur bomberi i Real Madrid.