Brukseli, “Kryeqyteti” i Europës ka normën më të lartë në botë të vdekshmërisë nga Covid-19. Pavarësisht se ka vetëm 11 milion njerëz, Belgjika ka raportuar më shumë vdekje nga sëmundja sesa Kina. Me rreth 57 vdekje për 100,000 banorë,  ka nivelin më të lartë të vdekjeve për frymë në botë – gati katër herë më shumë se ajo e Sh.B.A. Sipas zyrtarëve belgë, arsyeja për shifrat e larta nuk janë spitalet e mbingarkuara, pasi 43% e shtretërve të kujdesit intensiv ishin bosh edhe në kulmin e krizës, por ashpërsia burokratike e vendit.

Për dallim nga shumë vende të tjera, shtëpia e institucioneve më të larta të Bashkimit Europian numëron vdekjet në shtëpitë e përkujdesit për të moshuarit edhe nëse nuk kishte një infeksion të konfirmuar. “Shpesh marrim kritika – oh, ju po e bëni Belgjikën të duket e keqe – ne mendojmë se është e kundërta,” tha Steven Van Gucht, drejtuesi i departamentit të sëmundjeve virale në institutin e shëndetit publik Sciensano. “Nëse doni të krahasoni numrat tanë me shumë vende të tjera, në thelb duhet t’i shkurtoni ato në gjysmë.  Rreth 95% e vdekjeve të Covid-19 në shtëpitë e të moshuarve nuk janë diagnostikuar, megjithatë Belgjika merr vendimin t’i regjistrojë ato në bazë të simptomave të treguara dhe me të cilët njerëzit kanë qenë në kontakt. Qëllimi është të merreti një pamje më e qartë e shpërthimit dhe të synoni pikat më të nxehta.

Në fillim të çdo konference në Pallatin rezidencial, zyrtarët belgë detajojnë statistikat e ditës, në frëngjisht dhe holandisht. Ata tërheqin vëmendjen e veçantë për ata që vdesin jashtë spitaleve – zakonisht rreth gjysma e totalit. Jo të gjitha vendet europiane po masin ndikimin në të njëjtën mënyrë, çka do të thotë se numri i vdekjeve të koronavirusit ka të ngjarë të jetë mijëra më i lartë se numri zyrtar i më shumë se 110,000.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!