Të dielën akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para. Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do shënojnë orën 3. Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër. Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje. Komisioni Europian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kurti, thirrje mërgatës shqiptare: “Të dashur bashkatdhetarë, Votoni sa më masivisht dhe sa më parë"
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!