Ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler ka reaguar sot pasi Komisioni Evropian rekomandoi për Ukrainën statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian, duke thënë se nuk duhet të përdoren standarde të dyfishta, derisa kërkoi që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.

Edtstadler ditë më parë ishte takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ndërkaq sot në një postim në Twitter shkruan se mbajtja e premtimeve është një çështje sigurie për Evropën dhe një çështje e besueshmërisë së Bashkimit Evropian.

“Sot, Komisioni Evropian prezantoi opinionin e tij për aplikimin për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Këto tani duhet të analizohen në detaje gjatë ditëve në vijim.

Ju pëlqen!

Është e qartë se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta në procesin e anëtarësimit. Për sa i përket Ballkanit Perëndimor në veçanti, mbajtja e premtimeve tona është një çështje sigurie për Evropën dhe një çështje e besueshmërisë së Bashkimit Evropian.

Kjo kërkon statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, shkruan ajo.

Ndryshe, më 25 maj ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë një vizite në Austri kishte takuar ministren austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.