Albin Kurti, candidate for prime minister from the opposition party "Vetevendosje," addresses his supporters during the closing election campaign rally in Kosovo capital Pristina Friday, June 9, 2017. Kosovars go to the polls on Sunday to choose the new 120-seat parliament that will have to deal with the thorny issue of the border demarcation deal with Montenegro and potential war crimes trials of some of its most senior political leaders. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Vetëvendosje arriti të dilte e para në këto zgjedhje me rreth 14 mijë vota më shumë se Lidhja Demokratike e Kosovës. Sidoqoftë, rezultatet përfundimtare të 6 tetorit dolën mjaft befasuese nëse shihen votat e listave të kandidatëve për deputetë.

Marrë parasysh dallimin e vogël mes partisë parë dhe të dytë, janë detajet ato që kanë bërë dallimin.

Ta zëmë, Vetëvendosje ka performuar shumë më mirë se sa është pritur në komunën e Drenasit dhe atë së Skënderajit. Kyeministri, Albin Kurti, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së i ka marrë 4505 vota.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kundërkandidatja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, i ka fituar vetëm 3768. Kujtojmë se dallimi mes të dyve në nivel vendi ishte vetëm 7 mijë vota.

Kurti dhe Osmani kanë fituar shumë më shumë vota se Ramush Haradinaj në këtë rajon. Ky i fundit arriti që në këto dy komuna t’i merrte vetëm 1550 vota, ose rreth 3 mijë më pak se Kurti e rreth 2400 më pak se zonja Osmani.

Rezultat të mirë në këtë komunë mori edhe Glauk Konjufca i cili ia doli t’i fitonte rreth 1637 vota.

Ndërkohë, sa i përket komunës së Skënderajit një krahasim interesant është edhe ai mes Behgjet Pacollit dhe Ramush Haradinajt. Ish ministri i jashtëm del se kishte fituar 137 vota më shumë se ish kryeministri Haradinaj.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...