Bebe Rexha po vjen në Shqipëri më 2 dhjetori për të sjellë paratë e grumbulluara nga fondi që ajo ka hapur.

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e prekur nga gjendja pas tërmeteve në Shqipëri, ka treguar se ajo personalisht do të vijë të vizitojë e të ndihmojë njerëzit që janë priekur.

Bebe gjithashtu ka shfrytëzuar ndikimin e saj për të mbledhur sa më shumë para nga shqiptarët dhe fansat e saj në mbarë botën, në mënyrë që të sjellë para të mjaftueshme për të ndihmuar disa familje të rindërtojnë jetët e tyre.E sot me anë të një videoje Bebe ka zbuluar se ajo do të jetë në Shqipëri më datën 2 dhjetor, ndërsa nga fondi i saj i hapur në GoFundMe, deri tani janë mbledhur gati 50 mijë dollarë dhe qëllimi është që deri më 2 dhjetor të mblidhen 100 mijë.