Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë e pranishme mbrëmë (e shtunë) në evenimentin madhështor të ndarjes së çmimeve, “People’s Choice Awards”.

Ajo mori vëmendje me dukjen ekstravagante, teksa prezantoi njërin prej çmimeve që i takonte emisionit Ellen DeGeneres. Bukuroshja nga Dibra po ashtu ka folur haptazi në lidhje me debutimin e saj në aktrim, ku javë më parë njoftoi se do jetë pjesë e “Queenpins”. “Do të fillojë me xhirime këtë javë”, tha ajo. “Kështu që Kristen Bell dhe Vince Vaughn shpresoj se nuk do të ngatërrohen me këtë”.

Bebe tha se është ‘e vështirë të aktrosh dhe të këndosh’, por ajo ka qenë një ‘bletë e zënë’ duke marrë mësime aktrimi përmes ‘Zoom’. “Unë jam duke bërë pjesën time në makinë, duke bërë një skenë ngasjeje”, shtoi ajo. “Me të vërtetë është argëtuese”. Së bashku me angazhimin në film, ylli theksoi se ka qenë e vështirë për të punuar në muzikë, duke përmendur bashkëpunimin e saj të fundit “Baby, I’m Jealous” me Doja Cat.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.