Kënga ‘Meant to be’ nga Bebe Rexha, arrin një miliard dëgjime në platformën Spotify.

Këngëtarja shqiptare me famë botëërore, Bebe Rexha ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e saj si këngëtare.

‘Meant to be’, një nga këngët më të suksesshme të saj ka arritur plot një miliard dëgjime në platformën muzikore ‘Spotify’.

Ju pëlqen!

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja duke ndarë një Instastory me 10 milionë ndjekësit e saj.

Kënga ‘Meant to be’ është shpallur nga Billboard si kënga më e dëgjuar e dekadës në zhanrin kantri, duke qëndruar 50 javë në krye të toplistave.

Lexo po ashtu:  Profesioni si liri personale
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!