Tre ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare e famë ndërkombëtare, Bebe Rexha deklaroi se ka vendosur të udhëtojë drejt Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues dhe po ashtu tre ditë më parë ajo krijoi një nismë online:

‘After the earthquake, Help Albania’, me të cilën deri më tani ka mbledhur mbi 81 mijë dollarë. Bebe e ka mbajtur premtimin dhe pasi ka dhënë një koncert është nisur sot për në Shqipëri. Këngëtarja ka treguar me anë të videove të postuara në Instagram se do qëndrojë vetëm një ditë në vendin tonë.