Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2020” do të zhvillohet më 26 janar në Qendrën “Staples” në Los Angeles. Kësaj radhe, tri artistet e suksesshme shqiptare, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë arritur që të jenë pjesë e nominimeve. Megjithatë, Bleta (emri i vërtetë i Bebes) pritet të prezantojë një nga çmimet e “Grammy” dhe për këtë duket se mezi po pret.

“E ngazëllyer që do e ndajë këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos së publikuar në llogarinë e saj zyrtare, Instagram. Këngëtarja Rexha së bashku me Alicia Keys ishin të ftuara për të bërë shpalljen e nominimeve.

Ndërkohë, artistja Lizzo kryesoi nominimet me gjithsej tetë të tilla, pasuar nga Billie Eillish dhe Lil Nas X me nga gjashtë secila.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!