humanist e bamirës, por dhe mbështetjen për fansat e saj.

Pikërisht një fanse i ka shkruar në Twitter, se i ishte djegur shtëpia e bashkë me të dhe disku i këngëve “All your fault”, një album i vogël i këngëtares së famshme.

Sapo ka parë këtë status, këngëtarja shqiptare i ka kthyer përgjigje duke i thënë se ka ende disa disqe “AYF (All of your fault)” në shtëpinë e saj, dhe do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.

Ju pëlqen!

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar, sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, ka qenë mesazhi i shkruar nga fansja.

Ndërkohë Bebe Rexha i është përgjigjur: “O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”. /dp/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.