Për “papërgjegjshmëri” akuzon Bashkimin Evropian eksperti për çështjet e Ballkanit, Michael Brand lidhur me diskutimet mbi ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Sipas politikanit kristian-demokrat, kjo qasje rrezikon stabilitetin e rajonit më të gjerë. Ai tha në një intervistë për RBB-Inforadio, se Brukseli duhet ta bëjë të qartë se nuk shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Në këtë kontekst ai vlerësoi qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila kundërshton  ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, në kontrast të dukshëm me vendet e tjera evropiane, të cilat nuk  përjashtojnë një zgjidhje të tillë mes  Prishtinës dhe Beogradit.

“Fakti që shefja e  politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini  flet për ndryshim kufijsh do të thotë se ajo po luan me zjarrin”-thotë Michael Brandt, duke drejtuar në të njëjtën kohë një paralajmërim të qartë: “Kushdo që nuk reagon ndaj ndryshimeve të kufijve do të jetë bashkë-përgjegjës nëse do të ketë një luftë të re në Ballkan “.

Ju pëlqen!

Kush do t’i ndalojë shqiptarët?

Politikani i CDU shtron pyetjen se  me çfarë argumenti do t’u ndalohet shqiptarëve të bashkohen me Maqedoninë e Veriut, nëse do të  do të lejohet shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë? “Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE, por me kushtet tona. Qëllimi është për të europianizuar Ballkanin dhe jo për të ballkanizuar Europën”-vuri në dukje Brad.

Në takimin mbi Ballkanin Perëndimor të mbajtur të hënën në mbrëmje në Berlin, Beogradi dhe Prishtina thjesht ranë dakord  të “dyfishojnë përpjekjet e tyre” me ndërmjetësimin evropian për të kontribuar në një dialog konstruktiv dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Analistët e shohin rezultatin si veçanërisht të dobët, pasi deklarimet e të dyja palëve në të kaluarën e fundit kanë përfunduar gjithmonë pa produkt.http://Www.mekulipress.com

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.