Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se është e nevojshme të vazhdohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka qëndruar të enjten në Bruksel për bisedime me zyrtarët evropianë.

Takimet e Hotit u zhvilluan pasi ai njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin e Uashingtonit, ku ishte planifikuar të mbahej një takim mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, më 27 qershor.

Ju pëlqen!

“Gjatë takimit tonë, theksova nevojën urgjente për përparim në dialogun Beograd-Prishtinë. Emërimi i fundit i ambasadorit, Mirosllav Lajçak si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, ilustron fokusin e BE-së në këtë dialog, vazhdimi i të cilit është paraparë të ndodhë në muajin korrik në Bruksel”, tha Michel në një deklaratë.

Lexo po ashtu:  Rama flet si Kryeministër i Tanzanisë pas sulmeve dhe barrikadave serbe në veri të Kosovës: Nuk distancohet nga miku i tij e as nga bandat kriminale...
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!