Zyra e BE-së në Kosovë do t’ia dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6.000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67.000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor, transmeton “Zeri.info”.

Kjo dërgesë, që do të dorëzohet nesër, përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, vlera totale e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19.

Lexo po ashtu:  “Bashkatdhetarët duhet të kenë mundësinë të votojnë në ambasada dhe konsullata. Ashtu si qytetarët e vendeve demokratike në Evropë."
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!