Kryeministri hungarez Victor Orban ka përshkallëzuar luftën deklarative ndaj Bashkimit Europian teksa ka njoftuar zhvillimin e një referendumi për sanksionet ndaj Rusisë, të cilat po godasin rëndë ekonominë e këtij vendi. Duke folur në një aktivitet me rastin e 66 vjetorit të revlucionit hungarez ndaj Bashkimit Sovjetik më 1956, Orban parashikoi edhe fundin e BE-së: Ne nuk shqetësohemi për ata që sulmojnë Hungarinë nga errësira, diku nga kullat në Bruksel. Ata do të përfundojnë aty ku përfunduan paraardhësit e vet, blloku sovjetik më 1991.

Hungaria është përpjekur të ruajë raportet me Kremlinin pas nisjes së luftës në Ukrainë për shkak të varësisë së vet ekonomike, një kurs që e ka vënë në përplasje me BE-në.