Una ricostruzione grafica del Green pass, il certificato digitale Covid dell'Ue, Roma, 9 giugno 2021. ANSA/ALESSANDRO DI MEO
 

E shumëkërkuara pasaportë e vaksinimit si dokument i domosdoshëm për të lëvizur brenda BE-së bëhet me afat. Tashmë nuk do të mjaftojë fakti që je i vaksinuar dhe këtë e provon me dokumentin përkatës, pasi ky i fundit do të ketë afat vlefshmërie.

Bashkimi Evropian do të rekomandojë një afat kohor 9-mujor për vlefshmërinë e vaksinave kundër Covid-19 për udhëtimet në bllok dhe njëkohësisht do të propozojë trajtimin me prioritet të udhëtarëve të vaksinuar.

Komisioni Evropian do të propozojë që shtetet anëtare të vazhdojnë të mirëpresin të gjithë udhëtarët e vaksinuar me llojet e vaksinës që janë miratuar nga BE-ja. Lajmin e bën të ditur Bloomberg, e cila i referohet një drafti që pritet të propozohet zyrtarisht sot.

Ju pëlqen!

Përditësimet e propozuara prezantojnë afatin e ri kohor për vlefshmërinë e vaksinimeve Covid, duke sugjeruar se do të nevojiten doza përforcuese përtej periudhës 9-mujore.

Qeveritë vendeve anëtare po bëjnë presion që blloku të zbusë dallimet në rregulla për të lejuar udhëtimet.

Vaksinimi si kusht i domosdoshëm për të udhëtuar ka ndikuar në industrinë e fluturimeve.

Aksionet e Ryanair Holdings Plc, kompania më e madhe loë cost në Evropë, ranë deri në 1.3% të enjten, ndërsa rivali britanik EasyJet Plc dhe kompania franko-holandeze Air France-KLM shënuan gjithashtu rënie. Ndërsa gjermanja Lufthansa AG ra me 0.8%.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.