Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të sanksionojnë katër zyrtarë kinezë dhe një organizatë, lidhur me dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime në Xinjiang. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të votojnë për këtë më 22 mars.

Sanksionet janë praktisht ndalim i udhëtimit dhe ngrirje e aseteve financiare. Emrat e zyrtarëve kinezë nuk janë bërë ende të ditur.

“Masat kufizuese janë kundër shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve të miratuara”, i tha një diplomat i BE-së agjencisë Reuters.

Ju pëlqen!

Diplomatët thanë se kinezët u akuzuan për shkelje të të drejtave të njeriut, në lidhje me trajtimin e ujgurëve në provincën Xinjiang të Kinës Veriperëndimore.

Të tilla shqetësime kanë ngritur edhe vende të tjera si SHBA, Kanadaja dhe Holanda, të cilat e kanë cilësuar gjenocid mënyrën si po e trajton Pekini popullsinë e pakicës myslimane.

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti demanton shefin e BE-së, mohon se Kurti do të takohet me Vuçiqin më 11 maj - "Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve"
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!