Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë për media, ku ka theksuar se procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të rregullt the të ligjshëm të noterëve është thelbësor për të nxitur besimin që shoqëria i jep individëve që luajnë këtë rol të përgjegjshëm.

“Ky proces duhet të jetë i lirë nga çdo pretendim i parregullsisë, i vërtetë ose i perceptuar”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së.

Më tej në deklaratë thuhet se “ne u bëjmë thirrje autoriteteve në largim të Kosovës që të përmbahen nga emërimet e ndonjë noteri pasi besojmë fuqimisht se vendimi në këtë drejtim duhet t’i lihet qeverisë së re”.

Lexo po ashtu:  Taksa e Kosovës ndaj Serbisë – Përfituesi kryesor nuk ishte Shqipëria, por Maqedonia e Veriut
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!