Bashkimi Europian pritet të ndalojë përdorimin e pesticideve chlorpyrifos dhe chlorpyrifos-methyl që përdoren kundr in sekteve në perime dhe fruta. Sipas vlerësimit të ekspertëve të vendeve anëtare të BE-së këto dy pesticide nuk kanë një kufi minimal për përdorim që të mos jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ndaj edhe vendimi i vetëm që mbetet është nxjerrja e tyre nga qarkullimi.

Agjencia Europiane për Sigurinë Ushqimore ka bërë të qartë përmes një deklarate se ky pesticide nuk do të miratohet për t’u përdorur përtej vitit 2020. Pesticidet në fjalë asociohen me dëmtimet në tru dhe sjellin pasoja serioze në fëmijët që lindin nga nëna që janë ekspozuar ndaj tyre. Kjo është hera e parë që publikohen raporte paraprake vlerësimi ndërkohë që mendimet e ekspertëve janë qarkulluar në qarqe të mbyllura që në vitin 2017. Spanja konsiderohet vendi që i përdor këto pesticide ndonëse akuzat ndaj saj kanë provokuar kundërshtime.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]