Komisioni Europian ka njoftuar së fundmi se do të akordojë 400 milionë euro për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për blerjen e vaksinës kundër CoVid-19.

Përmes nismës në fjalë synohet blerja e 2 miliardë dozave deri në fund të vitit 2021 të një vaksine të mundshme nga disa prodhues.

Dozat në fjalë do të shkojnë për vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare, një lëvizje kjo që synon ta bëjë vaksinën një të mirë për mbarë njerëzimin dhe jo një privilegj vetëm për disa shtete.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!