Rrjeti britanik BBC njofton shkurtimin e 450 vende pune që përfshin emisione si Two’s Newsnight, BBC Radio 5 Live dhe World Update. Vendimi në fjalë vjen pak pasi u njoftua mbyllja e programit Two’s Victoria Derbyshire dhe sipas kreut të ri të departamentit të lajmeve, Fran Unsworth:

Duhet lëvizur nga transmetimi tradicional dhe duhet shkuar drejt formatit dixhital.

Aktualisht sektori i lajmeve punëson 6000 njerëz, përshirë 1700 jashtë Britanisë së Madhe dhe buxheti i saj pas ndryshimeve do të jetë 480 milionë stërlina në vit. 

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ne duhet të riformatojmë BBC-në për 5-10 vjetët e ardhshëm në një mënyrë që na kursen një sasi thelbësore parash. Ne po shpenzojmë shumë nga burimet tona në transmetimin linear dhe pak në atë dixhital, citohet Unsworth.

Vetë rrjeti njofton se shkurtimet kanë të bëjnë edhe me problemet e hasura në marrjen e shikueshmërisë për kategori të caktuara si ato nga shtresat e varfra dhe ata nën 35 vjeç, por edhe me komisionet e paguara për liçencën. Unioni Kombëtar i Gazetarëve ka vlerësuar se kjo që po ndodh është e dëmshme, por ajo vjen edhe si pasojë e asaj që e ka quajtur, “Marrëveshje e fshehtë e BBC-së me qeverinë për liçencën.”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...