Të fitosh tetë tituj radhazi e të kesh përsëri keqardhje. Filozofia e Bayern Mynih është e tillë: kërkon gjithë perfeksionin. E kështu në Bavari mund edhe ti lejojnë vetes të thonë se, pavarësisht se kanë pasur në pankinë trajnerë të mëdhenj, kanë dashur të shohin në Allianz Arena edhe Jürgen Klopp. E shkruan në mënyrë të drejtpërdrejtë Bild, përmes fjalëve të administratorit të klubit, Karl-Heinz Rummenigge, i cili shpjegon se për kampionët e Gjermanisë situatat nuk e kanë lejuar këtë akord.

Kalle e Jürgen, njihen mirë sepse janë shokë plazhi. “Klopp e unë jemi takuar shpesh në Buhne 16 në Sylt. Kujtoj mirë verën e 2012: përfunduam të dytët në kampionat e ishim mundur në finale si në Champions ashtu dhe në Kupën e Gjermanisë, duke u mundur 2-5 nga Borussia Dortmund. E Klopp po vraponte buzë detit e unë mendova: “Oh Zot i madh”. Bëri edhe një devijim që të më përshëndeste. Nuk e di nëse donte vetëm të më tallte apo kishte tjetër gjë në mendje. Por më shtrëngoi dorën dhe ishte shumë xhentil me mua e familjen time”.

Ndoshta ishte momenti i mirë për të provuar ta merrnin në Bavari, por në atë moment tekniku i Liverpool nuk ishte i lirë… “Sa herë kërkonim trajner, Klopp ishte nën kontratë. Sidoqoftë në vitet e fundit kemi qenë me fat me trajnerët: Heynckes, van Gaal e tani edhe Flick. E kam ditur gjithnjë që Jürgen ishte një ndër tre apo katër trajnerët më të mirë në Europë. U lumturova për të kur fitoi Champions League. E tani jam i gëzuar edhe që fitoi Premier League”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!