Batuta nga Woody Allen

1. Diferencat më të mëdha ndërmjet kanaleve televizive, sot për sot, janë parashikimet e motit.
2. Nuk jam tip atleti. Kam reflekse të këqija. Një herë më shtypi një makinë që po e shtynin nja dy veta.
3. Truri im është organi i dytë i trupit që preferoj më shumë.
4. Të masturbohesh do të thotë të bësh seks me dikë që do.
5. Jam kundër raportit seksual para martesës; rrezikon të vish vonë në ceremoni.
6. Grada ime në ushtri? Rob, në rast lufte, natyrisht.
7. Një herë, tek po bëja dashuri me time shoqe, verifikova një iluzion optik shumë të çuditshëm; m’u duk për një moment sikur ajo lëvizi.
8. Kam një dëshirë të jashtëzakonshme të kthehem edhe një herë në mitër… të kujtdo.
9. Seksi ka qenë gjëja më e kënaqshme që kam bërë pa qeshur.
10. Pa gjashtëmbëdhjetë orët e gjumit që bëj ditë për ditë, do më dukej vetja invalid.
11. Kur isha në shkollë më përjashtuan nga skuadra e shahut se isha shumë i shkurtër.
12. Kur më rrëmbyen njëherë, kur isha i vogël, prindërit dhanë menjëherë me qira dhomën time.
13. Kur isha i vogël, prindërit më donin aq shumë sa, një herë, më futën në krevat një arushë të gjallë.
14. E mbaj me shumë kujdes orën time të dorës. Ma shiti babai kur ishte sëmurë në krevat, nja dy orë para se të vdiste.
15. Kur isha i vogël dëshiroja një qen, po ngaqë ishim familje e varfër, prindërit më blenë një milingonë.
16. Zoti vdiq… Marksi vdiq… edhe unë kohët e fundit nuk ndihem mirë.
17. Vetëm për një gjë jam pishman në jetë; që nuk jam dikush tjetër.
18. Të këqijtë kanë kuptuar diçka në këtë jetë që të mirët nuk e kanë kuptuar akoma.
19. Të vdesësh është një nga të paktat gjëra që mund ta bësh shumë mirë duke qenë shtrirë.
20. Jo vetëm Zoti që nuk ekziston, po provoni të gjeni një hidraulik ditë të diele.
21. Falenderoj Zotin që nuk më bëri femër, se ndryshe do kisha kaluar gjithë jetën duke prekur gjokset!
22. Burri më i lumtur që njoh ka një grua dhe një çakmak dhe i funksionojnë që të dyja.
23. Lash duhanin. Do rroj një javë më shumë. Vë bast se atë javë ka për të rënë vetëm shi!
24. Një autostopist është një vajzë e re me minifund që të del përpara kur ti je në makinë me gruan.
25. I vogël isha aq i shëmtuar saqë babai më lidhte një bërxollë në qafë, se ndryshe qeni nuk afrohej për të luajtur me mua.
26. I vogël isha aq leshtor saqë mamanë time e pyesnin gjithmonë nëse më kishte lindur normalisht, apo më kishte bërë me shtiza./Sebastian Zonja/