Nga: Gëzim Mekuli

Kam shkru shumë për vrasjen e Astrit Deharit. Kam argumentu e kam shkru edhe për rolin mediave në nxitje të urrejtjes, frikës dhe të dhunës në shoqëri; qoftë kjo nxitje kundër një grupi social, politik, individit, apo qoftë edhe ndaj një kombi apo religjioni tjetër. Sot s’dua të shkruaj asgjë për këtë temë.

Sot kam vetëm tetë pyetje për Baton Haxhiun, gazetarin, analistin dhe mikun e ngushtë të Edi Ramës dhe të Hashim Thaçit.

Pyetja e parë: Baton, kush t’i solli videoinçizimet e kamerave të sigurisë nga burgu i Prizrenit?

Pyetja e dytë: Baton, kush e bëri prerjen e videoinçizimit të kamerave të sigurisë nga burgu i Prizrenit që të bëhen publike në Klan Kosovë?

Pyetja e tretë: Baton, cili ishte qëllimi yt si gazetarë që t’a bësh publike një dëshmi aq të ndieshme hetuesie; dëshmi e material që është veç për policinë, hetuesinë dhe prokurorinë?

Pyetja e katërt: Baton, përse e more rolin udhëheqës të hetuesit e të policisë në lidhje me vdekjen e Deharit në burg? Cili ishte interesi yt?

Pyetja e pestë: Baton, përse videoinçizimi i kamerave të sigurisë me parë erdhi tek media jote, sesa tek policia e tek hetuesia?

Pyetja e gjashtë: Baton, a ke analizu ndonjëherë se i ke tejkalu kompetencat e tua si gazetar, si analist e si qytetar?

Pyetja e shtatë, Baton: A ke mendu ndonjëherë se sa e ke kontaminu hapsirën publike shqiptare më këto videoinçizime të kamerave të sigurisë, dhe jo vetëm me to…?

Pyeja e tetë, dhe e fundit Baton: A e je i vetëdishëm se çfarë frike e çfarë panike kolektive ke kriju me publikimin problematik të videoinçizimeve të kamerave të sigurisë nga burgu i Prizrenit?

Baton, nëse je burrë i fortë i Drenicës, nëse je prind, nëse je gazetar e analist shqiptar i pavarur, del n’televizorin tënd e kërko falje publike para k’tij mileti.

Pa retorikë, pa emcione, del e përgjigju pyetjeve që kërkojnë përgjigje.
Lomsh e ke bo, Baton! Fol e zgjidhe lomshin, gazetar!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.