Përsëri Baton Hahxiu ka folur rreth polemikave me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, dhe ka thënë se vjehrra e tij ishte serbe dhe quhej Milica.

Ditë më parë, ish-lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, kishte hedhur akuza të ashpra në drejtim të publicistit Baton Haxhiu, duke e quajtur “argati i Serbisë ” dhe duke i epur epitet të tilla fyese.

Ndërsa, Haxhiu sot ka përdorur fjalorë të ulët duke u marrë me sulm familjar ndaj Berishës. Ai ka thënë se Berisha e ka tepruar, mjaftë është mjaftë, dhe se nuk i ka hije një njeriu që ka pasur të gjitha ato poste publike të flas në këtë mënyrë.

Ju pëlqen!

Ai tutje ka treguar një ‘sekret’, për familjen e Sali Berishës, duke thënë se vjehrra e tij, Milica, tashmë e ndjerë, është serbe.

“Gjysma e familjes se Berishës është serbe, Milica, është vjehrra e Sali Berishës, ndërsa ai po akuzon në mënyrë të pamëshirshëm serbet”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.