Faton Mehmeti

Më tepër se masë sanksionuese ndaj Serbisë, taksa për produktet serbe ishte peng për ndarje të Kosovës. Kjo nuk është e panjohur, duke arritur efektin e saj ndaj një treshë famëkeqe që me harta në Berlin synonte ndarjen e vendit. Tanimë që kjo ide është venitur nga kundërshtimi i madh si nga brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj, protagonistët e saj synojnë të dalin “pa therë në këmbë”. I tillë u shfaq në një televizion në Tiranë telalli i idesë për shkëmbim të territoreve (ndarje) Baton Haxhiu. Batoni derisa mbronte Ramën me fanatizëm, sulmonte kryeministrin Haradinaj dhe liderët tjerë në vend se gjoja nga paaftësia e tyre ka ardhur një ide e tillë, e të cilën ai kurrë nuk e ka diskutuar “me asnjë zyrtarë të huaj”. Batoni, tani mundohet të shfajësoj veten se nuk është djalli, mirëpo realiteti është kokëfortë dhe krejt i pastër. Mjafton të klikoni në googole dhe gjeni qindra shkrime të tija në favor të idesë për “korrigjim”, pa harruar këtu që në Opinion te Blen Fevziu dilte më shkop duke treguar se ku do të jenë kufijtë e ri të vendit, dhe se kjo sipas Batoni “është zgjidhja më e mirë për të përfunduar një herë e mirë konfliktin shqiptaro –serb”. Mbase, Batoni ka harruar se kufijtë janë të larë më gjak dhe nuk mundet dhe nuk guxon askush t’i prek. Pamundësia e tij, përkundër përpjekjeve për të shfajësuar veten, e nxorën Batonin krejtësisht si njeri që ka punuar në këtë ide.

Duke u munduar që të shfajësonte veten se nuk ka pasur rol fare në këtë mesele, dhe se gjoja “jam vetëm një gazetar” duke iu drejtuar z. Haradinaj se “ta kam sjellë z. Rama në shtëpi për tu pajtuar”. Nëse Batoni do të ishte një gazetar si të tjerët, nga e paska ai fuqinë që të dërgonte Edi Ramën në shtëpinë e kryeministrit të Kosovës. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një gazetar të ketë fuqi aq të madhe për të dërguar një kryeministër tek një tjetër.

Ju pëlqen!

Batoni është shumë lehtë i demantuar karshi qëndrimeve që ka mbajtur, andaj me të drejtë z. Haradinaj e quajti “ mercenar të Edi Ramës”.

Në një shkrim të botuar në 11 gusht të vitit 2018, Batoni më këmbëngulje kërkon të ndodh shkëmbimi, ose thënë ndryshe ndarja e Kosovës. Batoni ndër të tjera në shkrimin e tij thekson se “Çfarëdo zgjidhje tjetër, veç shkëmbimit të territoreve, do të jetë e pamundur për t’u realizuar tani, ndërsa në të tillë skenar më së shumti do të përfitonin anarkistët dhe populistët, rrjedhimisht përmes tyre, Rusia dhe Turqia, me planet e tyre të mugëta për rajonin.” E gjithë kjo gjoja, sipas Batoni duhet të ndodh, sepse është e vetmja mundësi nga e cila Kosova mund të bëhet shtet funksional vetëm nëse zgjidhja kërkohet në ridefinim ose delimitim të kufirit me Serbinë. Sepse, ndryshe, frika kurrë s’do ndalojë së krijuari probleme në këtë tokë.”

Kosova nuk bëhet shtet funksional me ndarje, por me zhvillim të demokracisë, me largim të hajnave nga pushteti që Batoni i ka mbështetur gjithnjë.

Në treshen famëkeqe shqiptare, Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu, të tjerët ishin kundër kësaj ideje, nga e cila do përfitonte Serbia, respektivisht Rusia si rrugë për të dalë në det, duke shfrytëzuar kështu edhe pasuritë më të mëdha të vendit tonë.

Batoni më mirë është të tregohet i sinqertë, se sa të mundohet të shes përralla, deklaratat dhe qëndrimet e tija të gjithë i dimë. Fatmirësisht këto kanë rënë në ujë, pa dashur të anashkalojmë rrezikun që kjo treshe famëkeqe përbën për shqiptarët kudo që janë.

Batoni e ka thënë shumë qartë: “Po tash? Shkëmbimi është zgjidhje”, zgjidhje mbase por e keqe për shqiptarët dhe e mirë për Serbinë.

Batoni, bashkë më Hashimin dhe Edi Ramën, me veprimet e tyre antishqiptare, do të kujtohen si figura të errëta për kombin shqiptar.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!