Gazetari Baton Haxhiu, në një emision televiziv ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe arrestimet e para që mund të ndodhin.

Haxhiu ka thënë se, nuk beson që do të ndodh diçka pa u krye marrëveshja me Serbinë.

Ai ka thënë se dihet qëndrimi i tij për Gjykatën Speciale.

Haxhiu ka thënë se Prokuroria e Kosovës ka dojse të vrasjeve të pasluftës por që nuk i përmend askush dhe nuk i hap.

Sipas tij, me Gjykatën Speciale zhbëhet historia e Kosovës.

“Nuk besoj që do të ndodh diçka pa u krye marrëveshja… Nëse fillon marrja e njerëzve nga Gjykata Speciale pa u krye marrëveshja, unë mendoj që ky vend e ka marrë pusi”, është shprehur Haxhiu.

Ai u pyet se a po mendon që është minim i marrëveshjes?

“Po se, nuk mundesh me bë kompromis duke marrë njerëz”, tha tutje ai.

Ndërsa i pyetur se a po e lidh me figura të caktuara, apo po mendon se si proces?

“Unë i kam lexuar mijëra faqe të raporteve të ndryshme por edhe për vrasjet e pasluftës, gati i kam të gjitha të çarta… edhe për krimet dhe është shumë e turpshme që këto krime të dënohen në një Tribunal ndërkombëtarë. Unë jam jo kundër dënimeve, jam kundër Gjykatës Speciale për Krime Lufte. Kjo është turpi për arsye se krejt historia jonë zhbëhet me këto dënime. Dënime në një Gjykatë Speciale Ndërkombëtare. Këtu kush ka bë krime le ta kryen. Është e turpshme që Prokuroria jonë i ka krejt ato dosje të vrasjeve të pasluftës edhe si përmend kërkush ose nuk i bën të hapura, dhe unë jam kundër Gjykatës Speciale deri në fund. Historia në dënon më shumë sesa disa njerëz që dënohen atje”, është shprehur në këtë emision Baton Haxhiu.