Dikur ishin bashkë në mbështetje të Hashim Thaçit, madje duke bërë propagandë për të votuar atë. Njëri prej tyre më vonë u tërhoq, kurse tjetri vazhdon ende ta mbështes. Këta janë Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu. Të dy u përplasën fort në një debat televiziv në njërin prej kanaleve në Tiranë. Debati që kishte si temë të saj raportet në mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës përplasi ashpër dikur dy ish shokët e Hashimit. Derisa njëri mbronte Kurtin e tjetri Ramën.

Baton Haxhiu thoshte se Kurti s’mund të krahasohet me Ramën, ndërsa Buzhala thoshte se Kurti e turpëron Ramën që, sipas tij, është kryeministër i një pakice. Krejt kjo vjen pas takimit që patën para ca ditësh Rama dhe Kurti. Ajo që më bëri pështypje, në mes të tjerave nga ky debat ishte se Berat Buzhala e pranoi publikisht se është penduar, bile edhe duke kërkuar falje, që i ka ndihmuar Thaçit dhe që ishte pjesë e PDK-së, kjo dëshmon se sa e kalbur, sa kriminale ishte kjo parti që mashtronte figurat publike me vende pune duke ngjallur tek opinion publik bindjen se jemi “parti evropiane”.

Duke qenë në një linjë të përbashkët të interesave të tyre dyshja Thaçi-Rama vazhdojnë të jenë e keqja e shqiptarëve. Rama edhe pse paraqitet si njohës i mirë i Kosovës, Ai nuk e di mirë konfliktin e Kosovës dhe as atë që shqiptarët e Kosovës duan në të vërtet. Në kuadër të kësaj e theksoi edhe Berati, i cili nga historia e keqe me Hashimin s`ka edhe pse të besojë as tek Rama.

Ju pëlqen!

Situatë tjetër paraqitet për batonin, i cili si këshilltar shpirtëror i Ramës dhe Thaçit me çdo kusht arsyeton veprimet e tyre anti shqiptarë. Sipas Baton Haxhiut “Rama ka informata për secilin temë dhe nuk mund t’i thuhet atij se nuk e di problemin mes Kosovës e Serbisë” Duke qenë së vet Batoni e këshillon është e vërtet se Rama edhe mund të këtë informacione për Kosovën, por i ka të gabueshme. Mbase Edi rama ka harruar, meqenëse edhe Batoni nuk i ka kujtuar se shqiptarët në Kosovë kanë dhënë mijëra dëshmorë për të mbrojtur atdheun, jo për ta ndarë ata sipas interesave. Ishte një njeri që synonte të ndante tokat shqiptare, por sot konsiderohet ndër tradhtarët më të mëdhenj të popullit shqiptar.

Prandaj, Edi Rama është futur në lojën e ndarjes pikërisht me sugjerim dhe këshillë të Batonit, prandaj me të drejtë z. Buzhala theksoi se “Z. Rama unë besoj që ka ndryshuar për të keq, e z. Kurti ka ndryshuar për të mirë”. Albini ka ndryshuar në sensin pozitiv; së pari njohu meritat e dr. Rugovës, u afrua me Vjosa Osmanin për të mirën e vendit.

Dyshja po konsiderohet shpresa e fundit për shqiptarët jo vetëm në Kosovë. Andaj, të krahasosh Albin me Ramën nuk qëndron fare, pasi janë krejtësisht të ndryshëm. Me gjuhën ironike këtë e atrikuloj edhe Batoni, duke thënë se “Unë nuk e di asnjë moment të qeverisjes së Kurtit. Në momentin që ai i realizon të gjitha premtimet, unë do të jem njeriu i parë që do t’i përulem. Do të jem fansi numër 1 i z. Kurtit nëse ai i bën ato që i ka premtuar”.

Batoni ka frikë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani pasi qeveria e ardhshme nuk do të lejoj monopolet. Megjithatë në debatin në fjalë dy ish shokët që i bashkoi dikur Hashimi, njëri është penduar dhe tjetri fatkeqësisht vazhdon t’i shërbejë në idetë e keqija për ndarjen e vendit.

Do të ishte mirë që Batoni të merrte mësim dhe të reflektonte sikur Berati, duke i bërë së pari dobi vetes dhe pastaj dhe popullit. Kushdo që është në një mendje me Hashim Thaçin në këto momente, nuk është duke i bërë mirë vendit, dhe as nder vetes.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!