Bashkimi Europian i ka kërkuar zyrtarisht Shteteve të Bashkuara te Amerikës që të rikonsiderojë vendimin e vet për të ndërprerë marrëdhnëiet me Orga izatën Botërore te Shëndetësisë.
Dy zyrtarët e lartë të Unionit, presidentja e Komisionit eurioian, Ursula Von der Leyen dhe kreu i diplomacisë, Josep Borrell kanë apeluar për thellim të bashkëpunimit dhe zgjidhje të perbashkëta në kontekstinne luftës kujder koronaviusit.

Duhen shmangur veprimet që dobësojnë rezultatet e përbashkëta. Në këtë kontekst ne i kërkojmë presidentit amerikan të rikonsiderojë vendimin e tij, shprehen dy zyrtarët.

Apeli vjen ndërkohë që mbarë bota nuk i ka mbyllur llogaritë me një pandemi që vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe ndërkohë që BE ka kërkuar të rishikohet dhe vlerësohet mënyra sesi sjelljen dhe veprimet e OBSh-së.

Ju pëlqen!

Presidenti Trump nisi një fushatë kundër OBSh-së pasi vendi i tij u përfshi nga pandemia dhe u godit rëndë. Sipas tij organizata është një kukull në duart e Kinës, se ajo nuk ka njoftuar në kohë dhe nuk ka justifikuar kontributin që ShBA ka dhënë. Muajin e shkuar Trump ndërpreu financimin e saj duke vendosur një afat 30 ditor që ajo të nisë reformimin.
Një akt që pason të tjera akte të njëanshme nga ShBA si p.sh negociimi për blerjen e partive të para nga një kompani franceze të vaksinave kundër CoVid-19, çka u bllokua nga autoritetet franceze.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!